Në ditën e 99-të të protestës, marshimi i protestuesve është ndalur përpara Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Pikërisht aty është dëgjuar thirrja “Ju erdhi fundi!”, një slogan që deri më tani protestuesit e kanë përdorur kryesisht ndaj klasës politike shqiptare. Këtë herë, megjithatë, mesazhi është drejtuar përpara selisë diplomatike amerikane, duke i dhënë protestës një ton të ri dhe më të pazakontë.
Pamjet tregojnë protestuesit të ndalur përpara ambasadës, ndërsa thirrja përsëritet në kor. Deri tani, slogani ka qenë pjesë e retorikës kundër qeverisë dhe opozitës, por përdorimi i tij para Ambasadës së SHBA, ngre pikëpyetje për drejtimin që po merr protesta dhe për mesazhet që organizatorët kërkojnë të përcjellin.
Lini një Përgjigje