Një person rreth 62 vjeç është gjetur i pajetë në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur procedurat hetimore.
“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, deklaroi Zahiti.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit, ndërsa njësitet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit./gazetametro.net