Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, për një rast të dyshuar të shitblerjes së lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë D. Sh., 19 vjeç, dhe D. F., 26 vjeç. Sipas policisë, 19-vjeçari u kap në rrugën “Egnatia”, teksa dyshohet se po i dorëzonte 26-vjeçarit një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar kokainë.
Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit u gjetën edhe 41 gramë të tjera kokainë, duke e çuar në 252 gramë sasinë totale të sekuestruar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu një automjet tip “BMW” dhe tre telefona celularë













