E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

Ilustrim · Vizion Plus

Janë shuar vatrat e zjarrit që përfshinë zonën e grykëderdhjes së lumit Seman, në qarkun e Fierit.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë neutralizuar dhe situata në zonë paraqitet e qetë.

Vatrat e zjarrit u shfaqën gjatë ditës në masivin pyjor të Semanit, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve dhe vështirësoi ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.

/vizionplus.tv

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh