• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protesta e 76-të, e reja nga diaspora: “Nuk dua një Shqipëri që i detyron fëmijët të ikin”

by Sport Sport
August 14, 2026
in Aktualitet, Politike
Protesta e 76-të, e reja nga diaspora: “Nuk dua një Shqipëri që i detyron fëmijët të ikin”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në protestën e 76-të para Kryeministrisë, një e re nga diaspora e Michiganit përcolli një mesazh të fortë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ajo tha se kishte ardhur në vendin e saj për pushime, por zgjodhi të bëhej pjesë e protestës dhe të fliste për shpresën.

“Pse duhet të besoj përsëri? Pse të mos largohem?”, tha ajo, duke iu referuar largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendi.

Sipas saj, diaspora nuk duhet parë thjesht si njerëz që kanë ikur, por si pjesë e së njëjtës Shqipëri.

Ajo e cilësoi patriotizmin si respekt për vendin, gjuhën, natyrën dhe njerëzit, por edhe si guxim për të ngritur zërin.

Duke kujtuar fëmijërinë dhe historinë shqiptare, ajo tha se tashmë shqiptarët po shkruajnë një tjetër kapitull të historisë së vendit.

E reja theksoi se gjatë ditëve të protestave ka takuar shumë njerëz dhe se, pavarësisht zhgënjimit, te ta sheh ende shpresën.

“Fuqia më e madhe që ka njeriu është fuqia e shpresës”, u shpreh ajo para protestuesve.

Ajo pranoi se shqiptarët janë lodhur nga krizat, ndryshimet politike dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme.

Por sipas saj, një Shqipëri e re nuk mund të ndërtohet nga një individ, por vetëm përmes angazhimit të të gjithëve.

Në fjalën e saj, një pjesë e veçantë iu kushtua diasporës dhe largimit të të rinjve shqiptarë.

Ajo tha se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit duhet të shërbejë si një alarm për shoqërinë dhe politikën.

“Ne nuk duam një Shqipëri që i kërkon fëmijëve të saj të largohen për të pasur një jetë dinjitoze”, theksoi ajo.

Sipas saj, Shqipëria duhet të jetë një vend ku puna shpërblehet, merita vlerësohet dhe ligji zbatohet njësoj për të gjithë.

“Fëmija i një fshatari duhet të ketë po aq mundësi sa fëmija i një pushtetari”, ishte një nga mesazhet e saj më të forta.

 

Previous Post

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Next Post

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Sport Sport

Sport Sport

Next Post
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

TË FUNDIT

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026
Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

September 6, 2026
Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

September 6, 2026
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

September 6, 2026
Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

September 6, 2026
Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

September 6, 2026
Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL