Artistja e njohur e muzikës shqipe, Shkurte Fejza, i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili ngriti aludimin se këngëtarja mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme si deputete.
Aludimi i ndjekësit erdhi pas një videoje të publikuar nga këngëtarja në rrjetet sociale, përmes së cilës ajo u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas publikimit të videos, një ndjekës ngriti aludimin nëse ky angazhim publik ishte një sinjal se ajo po mendon të përfshihet në garën politike.
“Teta Shkurte, po më doket që paske me u fut ne zgjedhje, si deputete”, i shkroi ndjekësi.
Foto: Shkurte Fejza / Instagram
Megjithatë, përgjigjja e këngëtares ishte e shkurtër dhe e prerë, duke mohuar çdo mundësi për një angazhim të saj të ardhshëm në politikë.
“Jo me tetën kurrë”, i është përgjigjur Fejza.
Me këtë reagim, artistja ka bërë të qartë se nuk e sheh veten pjesë të garës politike dhe se nuk ka në plan të kandidojë për deputete.
“Kosova po pret”, Dafina Dauti publikon këngë kushtuar UÇK-s...
Zjarr në malin e Tërbunit, bashkia Pukë apel qytetarëve për ...
Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s...
Tragjike në Rahovec: I mituri gjendet i pl*gosur me armë zja...
Juventusi barazon në fund ndaj Milanit, Zhegrova inkuadrohet...
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit