Rey Manaj, gol dhe asist në fitoren e Sivassporit

Rey Manaj, gol dhe asist në fitoren e Sivassporit

22:30, 06/09/2026

Rey Manaj bëhet protagonisti i Sivassporit në ndeshjen e radhës së Ligës së Parë turke, atë në transfertë ndaj Antalyaspor.

Një sfidë kjo që u mbyll me fitoren 2-1 të Sivassporit me sulmuesin e kombëtares shqiptare që kishte firmën e tij te të dy golat.

Rey Manaj në minutën e 20-të dhuroi një asist te Kamil Fidan i cili mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë avantazhin skuadrës së Sivassporit.

Ndërsa në minutën e 61-të ishte vetë Manaj që gjeti rrugën e rrjetës teksa shënoi golin e dytë të skuadrës së tij, ndërkohë që më herët në minutën e 38-të Antalayaspor kishte shënuar barazimin e përkohshëm në rezultat 1-1.

Kur janë zhvilluar 6 javë nga ky sezon i ri në Ligën e parë turke, Rey Manaj ka arritur në kuotën e 6 golave të shënuar, që tregon se sulmuesi shqiptar është në një formë të shkëlqyer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco