LIVE UPDATES
Bota

Protestuesi i verbuar nga forcat e sigurisë së Iranit tani përballet me dënimin me vdekje

Ali Zarei, i cili po mbahet në burgun Qezel Hesar në Karaj, është dënuar me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në Teheran për “prishje të rendit në tokë”, sipas grupit iranian për të drejtat e njeriut HRANA, me bazë në Shtetet e Bashkuara.

6 Shtator 2026, 22:30 Nga E. D
Protestuesi i verbuar nga forcat e sigurisë së Iranit tani
Ali Zarei

IRAN- Një burrë iranian, i cili u largua nga vendi pasi u lëndua gjatë protestave të vitit 2022, është dënuar me vdekje pasi u kthye në Iran nga Gjermania, thonë miqtë e tij dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Ali Zarei, i cili po mbahet në burgun Qezel Hesar në Karaj, është dënuar me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në Teheran për “prishje të rendit në tokë”, sipas grupit iranian për të drejtat e njeriut HRANA, me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas aktgjykimit, i cili iu dorëzua Zareit më 23 gusht, ai akuzohet për “veprimtari të madhe politike, krijimin e raporteve të sajuara për dëme, prodhimin e lajmeve të rreme, propagandë kundër regjimit, cenim të sigurisë dhe për hyrje dhe dalje të paligjshme nga vendi”.

Zarei u arrestua nga agjentë të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit më 28 prill, pasi u kthye në Iran. Vendimi i Zareit për t'u kthyer ka habitur ata që e njihnin në Gjermani, duke pasur parasysh përvojën e tij gjatë protestave të vitit 2022 dhe rreziqet me të cilat përballej pas kthimit.

Parviz Yari, një gazetar dhe aktivist iranian që jetoi me Zarein në Gjermani për rreth një muaj, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se Zarei kishte vendosur më herët të kthehej, por ndryshoi mendje pasi Yari e paralajmëroi për rreziqet.

“Ai ma tregoi këtë si mik dhe këshilltar. Natyrisht, ia shpjegova rrethanat”, tha Yari. “Madje reagova pak më ashpër dhe kjo bëri që ai të ndryshonte mendje”.

Yari tha se Zarei përfundimisht vendosi të kthehej pa e njoftuar atë.

Ai ia atribuoi vendimin pjesërisht atmosferës mes disa mbështetësve të opozitës iraniane pas protestave vdekjeprurëse në janar të këtij viti, duke thënë se qarqet monarkiste në mërgim kishin krijuar përshtypjen se ndryshimi politik në Iran ishte i pashmangshëm.

“Përshtypja ime është se imazhi që kjo lëvizje kishte krijuar për ato ditë në Iran në mendjet e aktivistëve politikë jashtë vendit ishte se Republika Islamike dukej se ishte në prag të kolapsit, se treni kishte nisur nga stacioni dhe njerëzit thjesht duhej të hipnin”, tha Yari.

Zarei kishte humbur shikimin në syrin e djathtë gjatë shtypjes brutale të protestave të vitit 2022 nga shteti dhe më pas u largua nga Irani për në Gjermani. Ai ishte vetëm njëri nga shumë protestuesit që u qëlluan në sy, në atë që dukej se ishte një taktikë e qëllimshme.

Yari tha se Zarei e identifikonte veten si monarkist, por theksoi se ai nuk ishte formalisht i lidhur me ndonjë parti apo organizatë të caktuar politike.

“Ai nuk merrte mbështetje financiare nga askush dhe nuk ishte organizator i ndonjë demonstrate”, shtoi Yari.

Megjithatë, Zarei mori pjesë në tubime të mbështetësve të opozitës iraniane, përfshirë ngjarje në mbështetje të ish-princit të kurorës, Reza Pahlavi, i cili jeton në mërgim. Në shkurt të këtij viti, ai mbajti një fjalim në një protestë në Munih, ku sipas shifrave të policisë gjermane morën pjesë 250.000 njerëz.

“Revolucioni i vitit 1979 ka përfunduar!”, bërtiti Zarei në një fjalim të zjarrtë para turmës, duke iu referuar ngjarjeve gjatë të cilave pushteti i tanishëm kerikal i Iranit mori pushtetin.

Yari tha se pasi mbërriti në Gjermani, Zarei gjeti punë në një restorant, u regjistrua në një palestër dhe po përpiqej të mësonte gjermanisht. Por, dhuna që shoqëroi protestat në Iran këtë vit vazhdoi të kishte ndikim të fuqishëm tek ai.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar më shumë se 6.000 vdekje gjatë shtypjes së protestave nga forcat e sigurisë, por shumë prej tyre thonë se numri real i viktimave është shumë më i lartë. Disa vlerësime e vendosin shifrën në dhjetëra mijëra.

“Ajo që mendoj se ishte një pikë kthese për qëndrimin e Zareit në Gjermani ishin protestat e janarit dhe dhuna e paparë që Republika Islamike përdori për të shtypur njerëzit”, tha Yari. “Kjo krijoi një traumë kolektive për të gjithë ne dhe, në mërgim, mendoj se është disi më e vështirë të përballosh një traumë të tillë”.

Yari tha se rrjedha e informacionit për rastin e Zareit ka qenë e kufizuar për shkak të kontakteve të tij të kufizuara me familjen dhe avokatin, si dhe për shkak të njohurive të kufizuara të familjes për çështjet politike.

“Që nga arrestimi i Zareit, fatkeqësisht, atij i janë kufizuar takimet me familjen dhe telefonatat me ta, madje edhe komunikimi me avokatin e tij”, tha Yari.

Ai tha se informacionet në dispozicion të personave jashtë Iranit sugjerojnë se rasti aktual përfshin akuza të lidhura me një ligj të diskutueshëm, të miratuar së fundmi, që ka të bëjë me spiunazhin dhe bashkëpunimin me shtete armiqësore. Zareit mund të ankohet kundër dënimit me vdekje. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar rreth 50 ekzekutime me motive politike këtë vit./REL

ali zarei

Sondazh

Poll

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë