Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e veçantë në familjen tonë

22:30 | 6 Shtator 2026
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka ndarë një urim emocional për vajzën e tij të madhe, Doruntinën, e cila ka kurorëzuar martesën me Florentin.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur emocionet dhe krenarinë e tij dhe të bashkëshortes së tij, Remës, për vajzën e tyre.

“Një ditë e veçantë në familjen tonë. Doruntina, vajza jonë e madhe, kurorëzoi martesën e saj me Florentin.

Për mua dhe Remën, si prindër, ishte një ditë me shumë emocione. Gëzohemi që e shohim të lumtur. Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur, por ndjejmë edhe mall për vogëlushen që dikur e mbanim në krahë.

Bijë, nuk mund të të urojmë asgjë më të madhe se të jesh e lumtur. Ruajeni gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.

Ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap të jetës.

Urime martesën dhe qofshi bashkë të lumtur përherë.”