Fitorja 2:1 përballë Elbasanit, zv.trajneri Glen Daja: Duhet ta kishim mbyllur më herët

Futboll

Fitorja 2:1 përballë Elbasanit, zv.trajneri Glen Daja: Duhet ta kishim mbyllur më herët

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Dinamo mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të "Abissnet Superiore". Sfida e zhvilluar në "Elbasan Arena" përfundoi në favor të dinamovitëve me rezultatin 2:1.

Pas këtij dueli, foli për mediat zëvendëstrajneri i kryeqytetasve, Glen Daja. 

"Të them të drejtën ishte ndeshje e vështirë sepse Elbasani është rivali ynë në kampionat. Ishte në Elbasan dhe ishim pritës. E menaxhuam të gjithë ndeshjen. Duhet ta kishim mbyllur më herët.

Rotacioni që bënte qefalija me Alhassan. Ishte detyra. Ne vazhdojmë të bëjmë lojën tonë është merita e çunave dhe e lojtarëve me eksperiencë. Gjithashtu edhe Al Nasr. Kishim dhe mungesë shtyllën e ekipit, mbrojtësin dhe kapitenin Bruno Dita që është shtyllë në fushë.

Me Devi Metën në fushë, improvizoni dhe prapë në ekuilibër. Është filozofi apo nevojë? Unë nuk e thashë e gjithë ekipit, po lojtarëve me eksperiencë. Kemi dy vjet që jemi në ekipin e Dinamos dhe e kemi arritur filozofinë e lojës. Çunat treguan personalitet duke mbajtur topin dhe duke mos ia dorëzuar kundërshtarit.  

Mund ta kishit përsëritur këtë pjesë? Siç e thashë besoj që e shfrytëzuam maksimum. Thjesht nuk ia dorëzuam topin shpejt. Rotacioni në fushë, për të përshëndetur edhe Vila që është xhol në skuadër. Çunat e interpretuan në maksimum, plus edhe Elbasani që është kundërshtar i vështirë dhe meriton respekt”, tha Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat