Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet F. P. është goditur me mjet prerës.
I riu është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, pas veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.


