75 Mall Live Search
22:56 / E Diele, 06 Shtator 2026 / F.R

Dyshohet se sulmuan kapitenin Besart Ahmeti, dy të dyshuarit janë djemtë e këtij polici

Një incident ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, ku dyshohet se është sulmuar një kapiten i Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa personi i sulmuar është kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se për incidentin dyshohet se janë përfshirë dy persona, të cilët sipas këtyre burimeve janë djemtë e zyrtarit policor Reshat Aliu.

Pas incidentit, në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

IndeksOnline ka kontaktuar policinë për të marrë detaje rreth rastit dhe është në pritje të informacioneve zyrtare./IndeksOnline/