Dy persona të një familjeje janë lënduar të dielën mbrëma në fshatin Poterq të Klinës, në një incident ku dyshohet se është përfshirë një person me probleme të shëndetit mendor, shkruan Gazeta Metro.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Gazeta Metro, se të lënduarat janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.
“Sot rreth orës 19:10, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, aty nga një person me probleme të shëndetit mendor, janë lënduar në forma të ndryshme dy persona të familjes së tij, të lënduarat janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar nga njësitet policore”, deklaroi Rugova për Gazeta Metro.
Rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen gjatë procedurave të mëtejshme hetimore./gazetametro.net