Mbrojtësi Jon Mersinaj ka nisur një aventurë të re në futbollin kroat duke finalizuar një transferim nga radhët e Osijekut te Slaven Belupo.
Futbollisti 27-vjeccar, i grumbulluar vazhdimisht në të kaluarën si alternativë për prapavijën në Kombëtare, është transferuar në huazim deri në fundin e sezonit te Slaven Belupo, ndërsa pritet që të luajë ndeshjen e tij të parë në ndeshjen e mesjavës në Kupën e Kroacisë.
“Një kapitull i ri, një shtëpi e re dhe objektiva të rinj.
Pres me padurim të gjitha sukseset, sfidat dhe gjithçka që na del përpara. Krenar për udhëtimin që kam lënë pas dhe edhe më i emocionuar për atë që do të vijë”, shkruante vetë futbollisti në rrjete sociale pas transferimit.