Juventusi dhe Milani janë ndarë baras 1:1 në derbin e xhiros së tretë të Serie A, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit.
Pas një pjese të parë pa gola, Milani kaloi në epërsi në minutën e 68-të. Samuel Chukwueze asistoi për sulmuesin 19-vjeçar Alfaja Cisse, i cili realizoi për 0:1.
Juventusi kërkoi golin e barazimit dhe ia doli në kohën shtesë. Pas një krosi të Teun Koopmeiners, Federico Gatti shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1:1.
Në këtë ndeshje, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e inkuadroi yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, tek në minutën e 88-të, kur rezultati ishte ende 0:1 në favor të Milanit.
Në xhiron e ardhshme, Milani do të përballet me Lazion në udhëtim, ndërsa Juventusi do të luajë ndaj Sassuolos./rtk
Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s...
Tragjike në Rahovec: I mituri gjendet i pl*gosur me armë zja...
Juventusi barazon në fund ndaj Milanit, Zhegrova inkuadrohet...
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...