Albion Kastrati dhe Enilda Zeqiri në vendin e tretë në “Sharr Cup”

Çiklizëm

Albion Kastrati dhe Enilda Zeqiri në vendin e tretë në “Sharr Cup”

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2026 Në ora: 23:03
Tre të parët

Kastrioti i Ferizajt ka treguar paraqitje të mirë në garën ndërkombëtare “Sharr Cup”, e cila u zhvillua në Tetovë.

Në këtë garë, Albion Kastrati dhe Enilda Zeqiri arritën të sigurojnë nga një vend të tretë, duke u ngjitur në podium dhe duke përfaqësuar denjësisht klubin.

“Klubi i çiklizmit Kastrioti nga Ferizaj mori pjesë me 7 çiklistë në garën “Sharr Cup”, të zhvilluar në Tetovë, në një konkurrencë shumë të fortë nga e gjithë Maqedonia dhe Shtetet për rreth saj me rreth 80 çiklistë.

Image

Festim Kurti ishte padyshim ylli i ditës!

Me një paraqitje fantastike, Festimi arriti të përfundojë në vendin e parë OVERALL, duke qenë çiklisti më i mirë i gjithë garës, pa marrë parasysh kategorinë. 

17.62 km
1,199 m ngjitje
Avg. climb: 6.8%

Rezultat të mirë treguan edhe: Albion Kastrati – vendi i 3-të e Enilda Zeqiri – vendi i 3-të.

Një rezultat që tregon edhe një herë punën, përkushtimin dhe nivelin që po ndërtohet te K.Ç Kastrioti Ferizaj.

Secila garë është një mundësi për të fituar përvojë, për të shtyrë kufijtë dhe për të treguar se puna e madhe gjithmonë shpërblehet”, ka njoftuar klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat