Aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, bërë një deklaratë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së, verdikti për të cilin pritet të shpallet më 16 shtator, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Lushi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në dijeni të vendimit që pritet të merret nga Specialja.
Ai pretendoi gjithashtu se Kurti është informuar nga persona që i cilëson si sponsorë të tij në Berlin dhe Londër.
“Albin Kurti e di verdiktin e Speciales. Ai është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër”, shkroi shkurt Uk Lushi në Facebook./gazetametro.net