Loading…

Skandal para derbit në Serbi, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

  • 06/09/2026 | 21:10

Skandal para derbit në Serbi, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

Një incident i rëndë është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të kampionatit elitar të Serbisë.


Para nisjes së takimit, një pjesë e tifozëve të Partizanit kanë bërë thirrje në përkrahje të Ratko Mlladiqit. Në vazhdim, në stadiumin “Rajko Mitiq” është mbajtur edhe një minutë heshtje për ish-komandantin e Ushtrisë serbe, ndërsa në tribuna është shfaqur edhe një koreografi.

Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai është shpallur përgjegjës edhe për gjenocidin e Srebrenicës, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë