Plagosje me thikë në Tiranë, 26-vjeçari dërgohet në spital, policia shoqëron autorin

Plagosje me thikë në Tiranë, 26-vjeçari dërgohet në spital, policia shoqëron autorin

22:57, 06/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e ish-Parkut.

Policia bën me dije se 26-vjeçari F.P., u godit me mjet prerës rreth orës 19:45, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mundur të identifikojë dhe shoqërojë në komisariatin E.P., 53 vjeç i dyshuar si autor i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek  ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco