Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Njoftime

Thirrje publike për pjesëmarrje në Shkollën Dimërore: Zvogëlimi i hendekut mes Serbisë dhe Kosovës – Normalizimi i marrëdhënieve në kohë sfidash

Datat: 14-16 tetor 2026

Vendi: Hotel Marica, Nish, Serbi

 

European Policy Centre (CEP) dhe Sbunker ftojnë përfaqësues të shoqërisë civile, profesionistë të rinj dhe ekspertë, gazetarë, hulumtues dhe individë të tjerë të interesuar, nga Serbia dhe Kosova që të aplikojnë për Shkollën Dimërore treditore, e cila i dedikohet rritjes së njohurive dhe kapaciteteve për monitorimin e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke u bazuar në Shkollën e parë Dimërore, e mbajtur në dhjetor 2025 në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, CEP po e vazhdon këtë iniciativë me synimin për të bashkuar pjesëmarrës nga Serbia dhe Kosova, për të nxitur dhe thelluar shkëmbimin e perspektivave mbi procesin e dialogut dhe normalizimit. Cikli i dytë i Shkollës Dimërore do të organizohet në Nish, në përputhje me planin për ndryshimin e lokacionit të Shkollës, ndërmjet qyteteve në Serbi dhe Kosovë.

Shkolla Dimërore e këtij viti organizohet në kuadër të projektit “Ruajtja e Paqes përmes Normalizimit: Marrëdhëniet Kosovë–Serbi në Fokus”, implementuar nga European Policy Centre (CEP) me mbështetjen financiare të Canada Fund for Local Initiatives (CFLI). Projekti synon të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe avancimin e procesit të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me vëmendje të veçantë tek roli i shoqërisë civile, transparenca e procesit, monitorimi i zbatimit të zotimeve të dakorduara dhe nxitja e dialogut konstruktiv.

Rreth Shkollës Dimërore

Shkolla Dimërore do të mbledhë deri në 12 pjesëmarrës nga Serbia dhe Kosova në një program intensiv treditor, i cili do të përfshijë ligjërata tematike, diskutime, ushtrime praktike dhe punë në grupe.

Programi do t’u mundësojë pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë mbi procesin e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërtimin e paqes, parandalimin e konflikteve dhe arritjen e pajtimit, si dhe mbi rolin e shoqërisë civile në mbikëqyrjen e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve, si dhe në avokimin për më shumë transparencë dhe llogaridhënie. Cikli i këtij viti do t’i kushtojë vëmendje të veçantë rolit të BE-së dhe politikës së zgjerimit, si dhe ndikimit të aktorëve të tjerë relevantë, në procesin e normalizimit, si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Turqia.

Duke u bazuar në edicionin e kaluar, programi i këtij viti do të përfshijë gjithashtu alumnit e Shkollës së parë Dimërore, me qëllim të lidhjes së dy gjeneratave të pjesëmarrësve dhe nxitjen e shkëmbimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.

Sikurse në ciklin e mëparshëm, Shkolla Dimërore do të kontribuojë gjithashtu në përgatitjen e një Raporti në Hije (Shadow Report) mbi procesin e normalizimit, i cili do të realizohet në kuadër të projektit.

Kriteret e pranueshmërisë

Aplikantët duhet:

  • të jenë banorë të Serbisë ose Kosovës;
  • të jenë aktivë në shoqëri civile, media, iniciativa rinore, akademi ose institucione publike;
  • të dëshmojnë interesim për integrimin në BE, sigurinë, proceset e dialogut ose fusha të ngjashme;
  • Të jenë në gjendje të ndjekin programin e plotë treditor, nga 14 deri më 16 tetor 2026;
  • Të kenë aftësi pune në anglisht (gjuha e punës e Shkollës Dimërore).

Afati i aplikimit

15 shtator 2026

Procesi i përzgjedhjes

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen nga European Policy Centre në bashkëpunim me Sbunker, bazuar në:

  • Letrën e Motivimit – qartësinë e motivimit, relevancën e interesave dhe potencialin për të aplikuar njohuritë dhe aftësitë e fituara;
  • CV-në;
  • Interes ose përvojë të dëshmuar në temat që lidhen me dialogun Kosovë–Serbi, integrimin në BE, shoqërinë civile, ndërtimin e paqes ose bashkëpunimin rajonal;
  • Përfaqësim të balancuar, duke siguruar pjesëmarrje mes gjinive, komuniteteve etnike, sektorëve dhe rajoneve.

Shpenzimet

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në Shkollë janë të mbuluara, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe shpenzimet e udhëtimit.

Detajet lidhur me organizimin e udhëtimit do t’u komunikohen pjesëmarrësve të përzgjedhur.

Si të aplikoni

Ju lutemi ta dorëzoni aplikimin përmes formularit online:

https://forms.gle/AVPLn2Zyip5MxcmJA

Aplikantët po ashtu duhet të dorëzojnë CV-në dhe letrën e motivimit si pjesë të aplikimit.

Kontakt

CEP: [email protected]

Sbunker: [email protected]

 

 

Author

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.