E rëndë në Rahovec: Gjendet i plagosur me armë zjarri një i mitur, mjeku konstaton vdekjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Rahovec: Gjendet i plagosur me armë zjarri një i mitur, mjeku konstaton vdekjen e tij

    Insajderi
    06 September 2026 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij rreth orës 20:20. Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, mirëpo mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Në vendin e ngjarjes, organet e rendit kanë sekuestruar një armë zjarri si provë materiale. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Njësitë hetimore po vazhdojnë punën në koordinim me prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark