BOTA

VIDEO/ Aeroplani i Amazon del nga pista në aeroportin e Miamit, përplaset me automjete dhe përfshihet nga flakët

23:29 - 06.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kaos në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, pasi një aeroplan mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes dhe është përplasur me disa automjete.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet pas incidentit, ku aeroplani shihet jashtë zonës së pistës, pranë një rruge, ndërsa pjesa e tij është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

“Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, bëri të ditur Departamenti i Zjarrfikësve në një deklaratë.

Sipas autoriteteve, nga incidenti ka edhe persona të plagosur. “Zjarrfikësit po punojnë për të shuar zjarrin, ndërsa ka shumë të plagosur”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit, ndërsa në aeroport është krijuar kaos dhe janë marrë masa për menaxhimin e situatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.