Asiston Salah, shënon shqiptari!

Futboll

Asiston Salah, shënon shqiptari!

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 23:55
Salah e Muçi

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë për këtë sezon.

Në xhiron e kaluar Ernest Muçi asistoi për golin e shënuar nga Mohamed Salah.

Të dielën ishte e hundërta. Superylli egjiptian Salah asistoi për golin e katërt të shënuar nga Ernest Muçi në fitoren e thellë 5:0 të Trabzonsporit ndaj Gençlerbirligit.

Ai realizoi për ta dërguar rezultatin në 4:0, sfidë ku Trabzonspori e dominoi plotësisht Genclerbirligin.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Muçi përfitoi nga asistimi i Mo Salah për ta mposhtur portierin kundërshtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat