• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

by A R
04/09/2026 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dozë lëndësh narkotike më e madhe se ajo që trupi mund të tolerojë mund të kthehet në një urgjencë që rrezikon jetën.  Pasojat mund të jenë të rënda, veçanërisht kur preket frymëmarrja dhe niveli i vetëdijes.

“Overdoza është marrja nga individi, nga pacienti, e një sasie droge ose substance më të madhe se toleranca e trupit, duke shkaktuar një helmim të rëndë, me komplikacione që mund të çojnë deri në fatalitet.Ajo që ndodh në momentin e një mbidoze është depresioni i frymëmarrjes, humbja e vetëdijes dhe çrregullime kardiake. Pra, është një urgjencë mjekësore, e cila, nëse trajtohet në mënyrën e duhur dhe në kohë, mund të jetë jetëshpëtuese”, deklaroi Andrin Tahiri, shef i klinikës së toksikologjisë QSUT.

Rreziku sipas Dr. Andrin Tahiri rritet kur përdoruesi shton frekuencën apo intensitetin e marrjes së substancës, por edhe kur përzihen droga të ndryshme. Situatën më të rrezikshme mjekët po e shohin me përdoruesit e heroinës në institucione e vuajtjes së dënimit.

“Një fenomen që ne kemi në programin tonë është edhe ai i përdoruesve të opiateve, të grupit të heroinës, të cilët për arsye të ndryshme mund të shkëputen nga marrja e heroinës për një periudhë kohe.Rastet që kemi më problematike janë ata pacientë që ndiqen penalisht dhe mund të jenë pranë sistemit të burgjeve. Në momentin që dalin, gabimi më i madh që bëjnë këta pacientë është se mbajnë në mendje tolerancën e fundit ndaj opiateve.Por, gjatë kohës që nuk kanë abuzuar me drogën, toleranca fiziologjike ka rënë. Nëse ata marrin sasinë që kanë përdorur më parë, trupi nuk e toleron më atë dozë. Kjo mund të sjellë një mbidozë, e cila mund të jetë fatale”, shtoi Tahiri.

Rastet që kanë kërkuar ndihmë  për mbidozë kanë qenë të pakta, rreth 1-2 rastë në vit pasi një pjesë nuk arrijnë të shkojnë në spital por fatkeqësisht mjekët konstatojnë rritjen e overdozave nga drograt sintetike kryesisht tek te rinjë.

“Gjatë vitit të fundit dhe në këtë periudhë, po fillojmë të evidentojmë edhe mbidoza nga substancat sintetike, drogat sintetike. Këto janë problematike, sepse janë substanca që përdoren aty për aty, sidomos nga të rinjtë, në festa, në mbrëmje apo në ambiente të ndryshme festive.Kemi raste të mbidozës nga këto substanca, por deri tani jo me fatalitete. Janë raste që kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, asistencë mjekësore profesionale pranë QSUT-së”, u shpreh Dr.Tahiri.

Sipas OBSH më shumë se 100 mijë njerëz vdesin ccdo vit nga overdoza  me opiode ndërkohë që kjo është plotësisht e shmagnshme falë terapive të reja  të cilat sipas kësaj organizate të gjithë duhet të kenë akses.

“Për opiatet ekziston antidoti, naloksoni. Aktualisht ne e kemi në flakone dhe ampula, që administrohet nëpërmjet injeksioneve parenterale.Por kemi tendencën dhe po tentojmë që naloksoni të jetë i disponueshëm edhe në tregun e lirë farmaceutik. Ai është një medikament që mund të jetë jetëshpëtues për përdoruesit e opioideve.Ekziston edhe forma nazale e naloksonit, e cila administrohet nëpërmjet hundës dhe mund të jetë një ndërhyrje jetëshpëtuese”, tha Tahiri.

Mjekët apelojnë qytetarët t’i qëndrojnë larg drograve . Një përdorues nuk duhet të stigmatizohet por të ndihmohet në  kohës pasi ccdo sekondë në një ovedozë ka rëndësi për jetën.

Next Post
Rreth 1300 të vdekur nga përmbytjet në Jemen, 2 punëtorë nxirren të gjallë pas 10 ditësh nga një tunel (VIDEO) -

Rreth 1300 të vdekur nga përmbytjet në Jemen, 2 punëtorë nxirren të gjallë pas 10 ditësh nga një tunel (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com