Foto: Ardian Gjini, Facebook
Aleanca mban nesër mbledhje të Kryesisë
Aleanca ka thirrur për nesër (25.08.2026) mbledhjen e kryesisë së partisë.
Gjithashtu, sipas një njoftimi për media, pas mbledhjes, kryetari i saj, Ardian Gjini, do të mbajë edhe një konferencë për media.
“Ju njoftojmë se nesër, me fillim në orën 18:00, Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa, në orën 18:45, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media në selinë e Aleancës”- thuhet në njoftim.
“Nga terri energjetik në terr politik” – Aleanca me aksion simbolik para Qeverisë
Kjo mbledhje është thirr në kohën kur vendi ka hyrë në një përplasje të re politike. Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e caktoi datën 06.08.2026 për mbajtjen e seancës konstituive.
Seanca kontituive e filluar më 06.08.2026 ende nuk ka përfunduar, pasi Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka propozuar asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Propozimi i kandidatit për Kryetar të Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është hapi i parë për konstituimin e Kuvendit dhe më pas të institucioneve të tjera, Zgjedhjen e qeverisë dhe të Presidentit (shih interpretimet e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës).
Lëvizja Vetëvendosje po insiston që nuk ka nevojë që të thirret sërish seanca konstituive, në mungesë të një marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës (shih qëndrimet e LVV duke klikuar këtu dhe këtu).
Ndërsa Aleanca dhe Partia Demokratike e Kosovës po kërkojnë që Vetëvendosja të thirrë seancën dhe të konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës pasi për të bërë një gjë të tillë i kanë votat e mjaftueshme.