Ilustrim
Mosmarrëveshje për parking në Prishtinë, një person dyshohet se shtiu me armë
26.8.2026 - 10:25
Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje rreth një parkingu në rrugën “Zahide Jashari” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25.08.2026, rreth orës 20:00.
Viktima dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
I dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës” dhe “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar.