Ilustrim

Dyshohet se pranuan në bankë kartëmonedha false 500 euroshe, rasti raportohet në Polici

Katër kartëmonedha të falsifikuara në vlerë nga 500 euro dyshohet se janë pranuar në një bankë në Ferizaj.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga vetë banka.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur më 5 gusht.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshme.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.