Boksierja Donjeta Sadiku siguron finalen, pritet të ndeshet me bokseren nga Serbia

Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Sadiku ka mundur në gjysmëfinale greken Sofia Legaki bindshëm 5:0.

“Sadiku siguron të paktën medaljen e argjendtë dhe nesër lufton në finale me serben Kristina Kuluhova.” – njofton KOK, më 26.08.2026.

Me këtë rast, bokseren Sadiku, trajneren e saj, Marjola Sallauka dhe Federatën e Boksit e kanë uruar nga Komiteti.

“Urime Donjeta, trajnerja Sallauka, Federata e Boksit dhe suksese në finale.” – kanë shtuar nga KOK.

Lojërat e ardhshme mesdhetare do të mbahen në Kosovë, saktësisht në Prishtinë në vitin 2030.

Boksierja Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në ‘Taranto 2026’