E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona në Indi

Ilustrim · Vizion Plus

Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, humbwn jetwn në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, tha policia.

Shumica e viktimave jetonin në ndërtesën pranë që u shembën pas shpërthimit të fuqishëm në fabrikën në distriktin Kaushambi, raportuan mediat lokale.

Shumica e viktimave jetonin në ndërtesa aty pranë që u shembën pas një shpërthimi të fuqishëm në fabrikën në distriktin Kaushambi të shtetit Uttar Pradesh, raportuan mediat indiane.

Deri më tani, shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta.

Aksidentet në fabrikat e fishekzjarrëve janë të zakonshme në Indi dhe zakonisht i atribuohen shkeljeve të rregullave të sigurisë.

Në mars, 17 persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin Maharashtra, në Indinë perëndimore.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh