E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha drejt SHBA, do të takohet me shqiptarët e Amerikës

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar përmes një postimi publik në rrjetet sociale, zhvillimin e një takimi me shqiptarët e Amerikës.

“Freedom Works” – Takimi me shqiptarët e Amerikës, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Sipas njoftimit të publikuar nga lideri demokrat, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.

Ky takim pritet të jetë një tjetër moment i komunikimit të drejtpërdrejtë të Berishës me diasporën shqiptare në SHBA, duke vendosur në fokus marrëdhënien me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut dhe mesazhet politike që do të përcillen gjatë këtij aktiviteti.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh