E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përgjysmohen sipërfaqet me vreshta në Roskovec, fermerët ankohen për çmimin e ulët që ofron tregu

Ilustrim · Vizion Plus

Mungesa e tregut ndër vite dhe çmimi jo i leverdishëm i rrushit në Roskovec ka bërë që numri i kultivuesve të vreshtave të përgjysmohet, ndërsa shumë prej tyre i kanë braktisur për ti kthyer në ullishte.

Kultivuesit e paktë që kanë mbetur kanë pohuar se këtë vit prodhimi është i bollshëm dhe tregun e kanë siguruar vetë.

“Kaq përballojmë, e gjejmë tregun vetë, për raki e verë më shumë. Ka mënyra të ndryshme për t’a shitur”

Ata pohojnë gjithashtu se çmimi prej 60 lekësh për kilogram nuk arrin të mbulojë kostot, ndërsa kërkojnë dhe një pikë grumbullimi ne zonë.

“Tregun e kemi të siguruar, por pjesën tjetër jo, po duhet të kishte pikë grumbullimi se nuk do e japim me 30 lekë. Çdo gjë shtrenjtësi e madhe: nafta, produktet, punimet janë shumë gjera”

Dikur kjo zonë numëronte rreth 50 vreshtarë, ndërsa sot numri i tyre është përgjysmuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e bujqësisë në Fier në njësinë administrative Kurjan ndodhen 26.6 ha e kultivuar me vreshta, ndërsa prodhimi vjetor arrin në 372 tonë.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh