E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë, ndiqni udhëzimet

Ilustrim · Vizion Plus

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka ndarë në rrjetet sociale udhëzuesin për personat që mbushin moshën e daljes në pension se si të aplikojnë për pensionin e pleqërisë në e-Albania.

Në udhëzimin e ndarë nga Hado tregohet çdo hap që duhet dnjekur për të bërë regjistrimin në e-Albania.


Postimi:

????PENSIONI I PLEQËRISË????

➡️Si të Aplikoni për Pension Pleqërie në e-Albania?

???? Ja hapat e aplikimit që duhet të ndiqni  ⬇️

???? Identifikohuni si “Qytetar” në portalin e-Albania

 ????Shënoni NID (Numrin e Identifikimit) dhe Kodit të Përhershëm

 ????Në telefonin tuaj do të vijë Kodi i Përkoshëm, që duhet të shënohet në kutinë përkatëse

 ????Klikoni butonin “Hyr”

 ????Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”

 ????Klikoni butonin “Përdor”

 ????Plotësoni të dhënat personale në Seksionin I

 ????Përzgjidhni llojin/llojet e pensionit në Seksionin II

 ????Përzgjidhni pension pleqërie (neni 31)

 ????Plotësoni formularin elektronik me të dhënat mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare, etj.

???? Klikoni “Dërgo” në fund të formularit

➡️Nëse dispononi dokumente origjinale, duhet t’i bashkëlidhni gjatë aplikimit, dhe/ ose t’i dërgoni nëpërmjet shërbimit postar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku keni vendbanimin.

➡️Zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve, duhet të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj

➡️Në formularin e aplikimit është edhe rubrika “Shënime”, në të cilën ju mund të jepni informacione që i konsideroni të vlefshme për përfitimin e pensionit.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit, ju mund të kontaktoni në e-mailin zyrtar të ISSH:  [email protected]

ose në adresën:  [email protected]

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh