E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kaos me transportin urban, reduktimi i autobusëve shkakton vonesa për qytetarët

Dikush u bë vonë për në punë, ndërsa të tjerë u detyruan të prisnin gjatë për të mbërritur në destinacion. Reduktimi me deri në 30% i flotës së autobusëve urbanë në kryeqytet solli efektet e para të dukshme mëngjesin e kësaj të marte.

Autobusë të mbushur plot, ndërsa oraret e pritjes zgjatën ndjeshëm, duke i vendosur qytetarët përballë një zgjedhjeje, të prisnin autobusin apo të niseshin në këmbë, në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Kjo situatë erdhi pas paralajmërimit të djeshëm të shoqatave të transportit urban qytetas. Në një letër drejtuar institucioneve, ato njoftuan reduktimin e numrit të autobusëve, duke e argumentuar vendimin me çmimin e naftës, i cili, sipas tyre, vijon të mbetet i lartë dhe nuk po reflekton ulje në treg.

Shoqatave u ishte bërë me dije se, nëse situata e çmimit të karburantit do të vijonte të mbetej e rënduar edhe përtej periudhës mars-maj, kur operatorët u subvencionuan me 50 lekë për litër, do të mund të aplikohej një tjetër skemë subvencionimi. Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim zyrtar për një subvencionim të dytë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video