Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
AktualitetKronike

Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha

Published: August 6, 2026
Shpërndaje

Zjarri në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa po digjen masive të mbjella me pisha.

Situata në fshatrat Riban dhe Ngraçan vijon të jetë e rëndë, pasi zjarri i rënë dy ditë më parë mori përmasa të mëdha në orët e mbrëmjes së sotme.

Edhe pse në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, banorë dhe forca të ushtrisë, flakët janë tepër të mëdha për t’u vendosur nën kontroll.

- Publicitet -

Autoritetet deklarojnë se po punohet intensivisht për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj, në lidhje me situatën e flakëve deklaroi për mediat se vatra e zjarrit është zgjeruar, pavarësisht se ka pasur helikopterë në ndihmë për shuarjen e flakëve.

“Siç jeni në dijeni, vatra e zjarrit është zgjeruar, pavarësisht se ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit dhe autoritetet shtetërore. Është një zonë, që favorizon përhapjen e flakëve. 110 forca kanë qenë sot në terren. Do punohet gjatë natës, që të mbajmë zjarrin në vëzhgim, për të mos pasur problematika të caktuara. Nesër në orën 5 të mëngjesit do ndërhyhet nga ajri, që të izolohen zjarret në zonë”, deklaroi Ismailaj.

Deputeti Klevis Jahaj u shpreh se situata nga zjarret në Mallakastër vijon që të jetë e rëndë. Shtoi se sot është punuar gjithë ditën në terren.

“Situata vazhdon që të jetë e rëndë, kemi vatra të reja, që vazhdojnë që të përhapen. Ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri me helikopterë gjatë ditës së sotme. Ne do të jemi gjatë gjithë natës në terren. U bëj thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë për jetën e tyre apo pronën dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve, kur të ketë nevojë për evakuuime të mundshme”, tha Jahaj.

Një tjetër vatër e aktivizuar mbrëmjen e sotme është në malin e gjerë në Gjirokastër. Zjarri paraqitet me përmasa të mëdha dhe rrezikon të përhapet në sipërfaqe të tjera.

Sipas autoriteteve vetëm në orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri nga të cilat 7 janë aktive Dajt, Mallakastër, Elbasan, Libohovë, Dropull, Selenicë dhe Skrapar. Në të gjitha vatrat e tjera operacionet vijojnë, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?