Mjete të dyshimta nga lufta gjenden gjatë punimeve në rrugë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë punimeve në rrugë në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshimta dhe të pashpërthyera, të cilat dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës.

“Gjatë punimeve në rrugë, janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, vendi i ngjarjes është siguruar, ndërsa në lokacion kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së.

“Njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika