Musliu-Shoshi: PDK-ja nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje, ata që po negociojnë t’u japin përgjigje qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se PDK-ja nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje politike dhe se ky qëndrim është bërë i qartë edhe nga kryetari i partisë.

“PDK-ja nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje dhe këtë e ka bërë të qartë edhe kryetari i partisë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka theksuar se PDK-ja nuk pranon të trajtohet si një numër në proceset politike, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që janë të përfshirë në negociata.

“Ne nuk jemi këtu për t’u trajtuar si numër. Ata që po negociojnë, e kanë për obligim t’u japin përgjigje qytetarëve”, ka thënë ajo për Front Online.

Musliu-Shoshi ka përsëritur se PDK-ja do të vazhdojë t’u qëndrojë vendimeve dhe parimeve të saj.

“Ne i qëndrojmë vendimeve dhe parimeve tona”, ka përfunduar deputetja e PDK-së./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika