Sveçla kërkon vendim “që nuk deformon historinë”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përmbyllur fjalën e tij përfundimtare në rastin e gazit lotsjellës, duke deklaruar se ndihet i pafajshëm për akuzën që i është ngritur.

Sveçla ka thënë se, sipas tij, nuk po gjykohet për atë që kishte tentuar të bënte në atë kohë, por për një akuzë tjetër.

“Për akuzën që më vihet në barrë ndihem i pafajshëm. Realisht, unë nuk po gjykohem për atë që kam tentuar të bëj, pengimin e personave zyrtarë që të falin tokë. E keqja është se aty isha i pasuksesshëm”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi të mos e deformojë, siç tha ai, historinë e asaj periudhe.

“Kërkoj nga ju që të merrni vendimin që nuk deformon historinë”, ka përfunduar Sveçla.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, seanca gjyqësore ka përfunduar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika