75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / Z S

Dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës po vazhdon edhe pas rreth dy orësh.

Takimi ka nisur nga ora 16:00.

Ky takimi vjen pasi që ditën e djeshme Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas takimit me grupin parlamentar është shprehur se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dal kundër marrëveshjes me VV-në.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas takimit./Indeksonline/