Humb jetën 17-vjeçari, goditet nga vetura
Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën.
Kjo pasi që ai gjatë ditës së sotme është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj – Prishtinë.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente./Indeksonline/

