VIDEO/ Gjest i madh nga Celine Dion, doli para hotelit dhe u këndoi fansave që e prisnin
Celine Dion dha një performancë të improvizuar për fansat që ishin mbledhur jashtë hotelit të saj në Paris.
Këngëtarja këndoi një nga hitet e saj me turmën dhe një video e ngjarjes u bë shpejt virale, trabnsmeton Indeksonline.
Dion u shfaq para publikut me një fustan të zi të ngushtë me një cep të gjatë prej leshi.
Ndërsa këndonte hitin e saj francez të vitit 1995, “Pour que tu m’aimes encore”, ajo komunikonte me turmën me gjeste dhe lëkundej sipas ritmit të muzikës/Indeksonline/

