75 Mall Live Search
16:18 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / AR

Katy Perry: Pas ndarjes nga Orlando Bloom, gjeta dashurinë e jetës sime

Viti i kaluar ishte një nga më të vështirët në jetën e Katy Perry-t.

Këngëtarja e pranoi hapur këtë në një intervistë për People, duke reflektuar mbi një periudhë në të cilën ajo u përball njëkohësisht me kritikat për muzikën e saj dhe fundin e marrëdhënies së saj afatgjatë me Orlando Bloom, transmeton Indeksonline.

Albumi i saj i fundit “143” u prit me kritika dhe verën e kaluar u konfirmua se ajo ishte ndarë nga Bloom, babai i vajzës së saj Daisy dhe burri me të cilin kishte kaluar gati dhjetë vjet.

Pavarësisht gjithçkaje, Perry nuk hoqi dorë nga performancat dhe vazhdoi turneun e saj botëror.

“Mësova si të kthehem tek ajo që është e rëndësishme për mua”, tha ajo. Ishte turneu, thotë ajo, që në fund të fundit i solli diçka që nuk e priste.

“Po marr dhuratën më të bukur nga ky turne – takova dashurinë e jetës sime”, tha ajo. Është 54-vjeçari Justin Trudeau, ish-kryeministri kanadez, të cilin e takoi gjatë turneut. Një vit pas një prej periudhave më të vështira, Perry thotë se është më e lumtur se kurrë.

“E takova Justinin në turne dhe atëherë gjithçka ndryshoi,” tha Perry.

Këngëtarja prej kohësh beson në realizimin e dëshirave dhe gushtin e kaluar bëri një listë me gjërat që dëshironte në jetën e saj. Gjatë një interviste me People, ajo nxori një copë letër të palosur nga mbulesa e telefonit dhe shkroi dëshirat e saj.

“Numri 10 thjesht thotë, ‘Dashuri e vërtetë’. Mendoj se jemi pikërisht aty,” tha ajo./Indeksonline/