Pezeshkiyan u bën thirrje vendeve myslimane për unitet më të madh

27 Gusht 2026 | 11:36

Presidenti iranian Masud Pezeshkiyan u bëri thirrje vendeve myslimane për bashkëpunim më të fortë ekonomik, të sigurisë dhe politik dhe theksoi se territori i asnjë vendi mysliman nuk duhet të përdoret për të sulmuar një komb tjetër mysliman.

Në Konferencën e 40-të Ndërkombëtare mbi Unitetin Islamik në Teheran, ai tha se 57 anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), të cilët shtrihen nga Azia Juglindore në Afrikë, kanë burime të mëdha energjie, një popullsi të re, tregje të mëdha dhe janë të vendosura në rrugë të rëndësishme detare dhe tokësore, raportoi Tasnim.

Duke folur për unitetin islamik, Pezeshkiyan theksoi se kjo do të thotë aftësia e vendeve myslimane për të shmangur konfliktet e ndërsjella dhe për të bashkëpunuar në interesa të përbashkëta, pavarësisht dallimeve politike, fetare dhe kombëtare.

“Uniteti nuk është taktikë, por strategji”, tha presidenti iranian dhe shtoi se vendet myslimane nuk duhet ta bazojnë sigurinë e tyre në pasigurinë e vendeve të tjera myslimane.

Pezeshkiyan paraqiti tre propozime për forcimin e bashkëpunimit: një pakt mbi sigurinë e ndërsjellë dhe mossulmimin midis vendeve islamike, krijimin e një mekanizmi të përhershëm për ndërmjetësim dhe parandalim të konflikteve dhe shndërrimin e botës islamike nga një grup tregjesh të ndara në një rrjet bashkëpunimi të vërtetë.

Duke folur për luftën midis Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, Pezeshkian tha se “Irani nuk e filloi luftën, por e kundërshtoi agresionin” dhe se Irani nuk është i dobët.

Ai u bëri thirrje vendeve myslimane të mos lejojnë që territori i tyre të bëhet platformë për sulmin ndaj një vendi tjetër islamik.

Pezeshkian përsëriti mbështetjen e Iranit për Palestinën, duke deklaruar se vendi i tij mbështet palestinezët sepse, sipas fjalëve të tij, ata janë “të shtypur” dhe jo për shkak të përkatësisë së tyre fetare.

Ai bëri thirrje gjithashtu për parandalimin e ekstremizmit fetar dhe përdhosjes së vendeve të shenjta, duke thënë se nxitja e myslimanëve kundër myslimanëve duhet të jetë një vijë e kuqe në botën islame.

Duke folur për Iranin, Pezeshkiyan theksoi se uniteti kombëtar gjatë luftës ishte një avantazh i madh i vendit dhe u bëri thirrje autoriteteve ta ruajnë atë nëpërmjet drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe diskriminimit dhe respektit për dinjitetin e të gjithë qytetarëve.

“Për vite me radhë kemi folur për gjëra të përbashkëta dhe për vite me radhë kemi folur për armiq të përbashkët, dhe tani është koha të flasim në mënyrë të barabartë për të ardhmen e përbashkët”, tha Pezeshkiyan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026