U kap me armë në Krujë, arrestohet 61-vjeçari, më parë kultivonte bimë narkotike

27 Gusht 2026 | 11:27

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë një 61-vjeçar, pasi u kap duke mbajtur pa leje armë zjarri dhe municion.

Në pranga ka rënë shtetasi Sh. M., banues në fshatin Abaze, Krujë, i cili rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën një armë zjarri pistoletë, së bashku me krëhërin dhe municionin.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026