“Smart City” në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me AI

27 Gusht 2026 | 15:32

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi gjimnazin “Qemal Stafa”, një prej institucioneve arsimore ku ka nisur zbatimi i programit “Smart City” për rritjen e sigurisë në shkolla.

Sipas raportimeve, Lamallari ka parë nga afër sistemin e kamerave të instaluara në ambientet e shkollës, duke theksuar se teknologjia e avancuar dhe inteligjenca artificiale do të jenë tashmë pjesë e masave për një mjedis më të sigurt për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

“Jemi këtu për të parë nga afër pikërisht fillimin e zbatimit të programit ‘Smart City’ për sigurinë në shkolla”, u shpreh Lamallari, duke shtuar se gjimnazi “Qemal Stafa” dhe nxënësit e tij do të jenë ndër të parët që do të përfitojnë nga siguria e shtuar përmes teknologjisë.

Sipas ministrit, sistemi i ri kombinon teknologjinë e avancuar me përdorimin e inteligjencës artificiale, duke i shtuar një tjetër dimension masave të sigurisë në institucionet arsimore.

“Kjo nënkupton shumë siguri, jo vetëm për nxënësit, por edhe qetësi për prindërit e këtyre nxënësve”, theksoi Lamallari.

Ministri nënvizoi se teknologjia do të kombinohet me praninë fizike të Policisë së Shtetit në shkolla. Në gjimnazin “Qemal Stafa” aktualisht shërbejnë dy oficerë policie, të cilët do të vijojnë të jenë pjesë e masave të sigurisë gjatë vitit të ri shkollor.

“Kjo i shtohet përpjekjeve të qeverisë shqiptare, krahas oficerëve të policisë në shkolla”, tha Lamallari, duke theksuar se teknologjia dhe prania policore do të funksionojnë së bashku për garantimin e sigurisë.

“Nga data 14 shtator, kur fillon edhe viti i ri, urojmë vetëm suksese. Siguria është përgjegjësia jonë”, u shpreh ministri.

Drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” vlerësoi mbështetjen për forcimin e sigurisë në shkollë.

“Edukimi cilësor ecën më së miri edhe me mjedise më të sigurta, të cilat në shkollën tonë janë krijuar më së miri”, u shpreh ajo.

Zbatimi i teknologjive të reja të sigurisë në shkolla synon të krijojë një mjedis më të mbrojtur për nxënësit dhe mësuesit, duke i dhënë prindërve më shumë siguri dhe besim në nisjen e vitit të ri shkollor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026