Plagosja e administratorit të një pallati në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji

27 Gusht 2026 | 15:27

Shoqata e Administratorëve të Ndërtesave ka reaguar pas plagosjes së rëndë të një 74-vjeçari në Tiranë, administrator i një pallati, pas një konflikti për ujin e pijshëm me një 35-vjeçar.

Përmes një reagimi zyrtare në Facebook, shoqata e ka cilësuar këtë akt të papranueshëm dhe ka ngritur alarmin se sulmet, kërcënimet dhe fyerjet ndaj kësaj kategorie po kthehen në një fenomen të përsëritur shqetësues.

Përfaqësuesit e shoqatës u kanë bërë thirrje urgjente institucioneve shtetërore që të rishikojnë kuadrin ligjor, për të garantuar mbrojtjen e administratorëve.

“Shoqata e Administratorëve të Ndërtesave” shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku një administrator pallati është plagosur rëndë me thikë dhe motosharrë, pas një konflikti lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm.

Ky nuk është një rast i izoluar. Rastet e konfliktit, kërcënimeve, fyerjeve dhe dhunës ndaj administratorëve janë përsëritur, duke dëshmuar një problem serioz që kërkon vëmendje dhe reagim institucional.

Administratorët e pallateve kryejnë një funksion të rëndësishëm për komunitetin dhe për mirëmbajtjen e pronës së përbashkët. Megjithatë, në jo pak raste, puna e tyre perceptohet në mënyrë të padrejtë si një punë “e dorës së dytë” apo jo dinjitoze, duke harruar se administratori është personi që përballet çdo ditë me problematikat, kërkesat dhe konfliktet e një komuniteti të tërë banorësh.

Asnjë problem me ujin, mirëmbajtjen, tarifat apo administrimin e një pallati nuk mund të justifikojë dhunën. Asnjë mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me thikë, armë, mjete të rrezikshme, kërcënime apo presion fizik.

“Shoqata e Administratorëve të Ndërtesave” vlerëson se është koha që të rishikohet seriozisht kuadri ligjor dhe institucional për mbrojtjen e administratorëve, të cilët aktualisht shpesh mbeten të ekspozuar përballë konflikteve, presioneve dhe sjelljeve agresive, pa mekanizma të mjaftueshëm mbrojtës.

Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që raste të tilla të trajtohen me seriozitetin maksimal dhe që të ndërmerren hapa konkretë për garantimin e sigurisë së administratorëve në ushtrimin e detyrës së tyre.

Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje banorëve dhe komuniteteve të pallateve që të respektojnë administratorët dhe punën e tyre. Administratori nuk është kundërshtar i banorit. Ai është pjesë e zgjidhjes dhe një hallkë e domosdoshme në funksionimin normal të komunitetit.

Shoqata shpreh keqardhjen më të thellë për administratorin e plagosur dhe i uron atij shërim të plotë e të shpejtë. Solidariteti dhe mbështetja jonë shkojnë për të dhe për familjarët e tij në këto momente të vështira.

Dhuna ndaj një administratori është dhunë ndaj një profesionisti që është duke kryer detyrën e tij. Kjo duhet të marrë fund”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026