“Klienti im s’ka prekur para publike”, avokati Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

27 Gusht 2026 | 10:20

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, zhvilloi këtë të enjte, më 27 gusht, një takim në qeli me klientin e tij.

Pas takimit, Haxhia foli për mediat, duke deklaruar se pala mbrojtëse kërkon të njihet me dosjen e hetimit, që të mund të paraqesë pretendimet e saj.

“Zhvillova një takim sot me klientin tim Ergys Agasi. Kuptohet që ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet”, u shpreh ai.

Sipas avokatit, Agasi pretendon se nuk ka asnjë përgjegjësi juridike lidhur me çështjen për të cilën po hetohet.

“I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike. Ai pretendon se nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë, që të financojë financën publike. Nuk ka marrë pjesë as nëpër tendera. Media e ka zmadhuar problemin”, tha Haxhia.

I pyetur se nëse Agasi pretendon pafajësinë, përse nuk është dorëzuar më herët, Haxhia pretendoi se nuk funksionon siç duhet mënyra e ndjekjes së procedurave penale në Shqipëri.

“Problemi është që në Shqipëri të fusin në burg, pastaj nisin me akuzat. E di atë historinë, ta presin këmbën e pastaj ta numërojnë që nëse ke apo jo dy këmbë. Duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetime, të gjejnë prova dhe më pas të kërkohet masë e përshtatshme”, u shpreh avokati Haxhia.

Seanca gjyqësore për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Agasin pritet të mbahet në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026