Zjarret në Algjeri, 12 të vdekur
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarret pyjore që kanë përfshirë verilindjen e Algjerisë.
Ministri i Brendshëm, Said Sayoud, tha se pesë persona humbën jetën në provincën Jijel, katër në Bejaia dhe tre në Tizi Ouzou.
Në Bejaia, 54 persona po marrin trajtim mjekësor për djegie, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Mes viktimave raportohet se janë edhe një djalë 8-vjeçar dhe një grua 22-vjeçare.
Autoritetet kanë evakuuar një numër të madh banorësh nga zonat e prekura në Bejaia dhe Jijel, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, deri në orën 20:00 të së mërkurës, zjarrfikësit po përballeshin me 69 vatra zjarri.
Ministrat e Brendshëm dhe të Shëndetësisë kanë udhëtuar drejt Bejaias për të ndjekur nga afër operacionet e shuarjes së zjarreve dhe për të vlerësuar gjendjen e personave të plagosur.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon