Sporti

Zyrtare: Kenan Yildiz i nënshtrohet një operacioni, jashtë fushave për 2-3 muaj

08/31/2026 18:38
nga:L J

Kenan Yildiz i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në këmbën e majtë, konfirmoi Juventusi, dhe pritet të mungojë për dy deri në tre muaj, ndërsa edhe Jeff Ekhator ka një dëmtim të ri.

Lajmi pritej gjatë javës së kaluar, kur ai pësoi dëmtimin gjatë xhiros hapëse të sezonit të Serie A kundër Frosinones.

Një deklaratë e lëshuar nga Juventusi konfirmoi se Kenan Yildiz iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rregulluar një frakturë në bazën e kockës së pestë metatarsale në këmbën e tij të majtë.

Yildiz do të fillojë programin e rehabilitimit gjatë 24-48 orëve të ardhshme.

/GazetaBlic Sport