Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Njëri prej të lënduarve, sipas ekipit mjekësor, ka arritur në spital pa shenja jete.
“Sot rreth orës 00:02, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Cërrc-Istog, në këtë aksident ishin 2 vetura dhe si pasojë 3 përsona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, njëri nga të lenduarit sipas ekipit mjekësor ka arritur pa shenja jete në spital, të lenduarit pas trajtimit në Spitalin Rajonal Pejë njëri nga ta për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet ne QKUK-Prishtinë”, ka thënë Policia e Pejës për Gazeta Blic.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Pejë.


