Lajme

Tahiri: Marrëveshja ‘për poste’ LDK-LVV është bërë, tani duhet të konstituohet Kuvendi

09/01/2026 11:28
nga:L J

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së.

“Ata kanë marrëveshje, populli e pa që ekziston një marrëveshje. Kur të kalkulohen numrat, janë mbi 80 vota. Ku janë sot?”, tha Tahiri.

Sipas tij, marrëveshja mes dy partive që u bë vetëm për poste duhet t’i detyrojë deputetët dhe kryesuesin e Kuvendit që të thërrasin seancën për konstituimin e Kuvendit.

Tahiri tha se marrëveshja tashmë është publike dhe, sipas tij, çështja e posteve është zgjidhur.